Arsiq: Nuk ka ndryshim të qeverisjes në Bujanoc

163

Në një prononcim për portalin serb nga Bujanoci “Bujanovačke“, Arsiq ka deklaruar se po flitet për një ndryshim të mundshëm të udhëheqjes komunale të Bujanocit, mirëpo ky nuk është problem i imi.

“Po flitet për një ndryshim eventual të shumicës në Asamblenë komunale të Bujanocit, por kjo nuk është problem i jonë, kur dihet se për një shumicë nevojiten 21 këshilltarë. Por, nëse kjo është një marketing para zgjedhjeve presidenciale, pritet ta shohim nesër në senacën e kuvendit” – përfudoi zëvendëskryetari i komunës, Stojança Arsiq.

Nga ana tjetër, shefi i kabinetit, Rahim Salihu, ka theksuar se, qeverisja aktuale është stabile dhe nuk ka asnjë problem të funksionimit.

“Koalicioni aktual, është stabil, dhe san a përket neve aty nuk do të ketë asnjë ndryshim. Por gjithsesi, nesër (e mërkurë) është seanca e kuvendit komunal” – përfundoi Salihu.

Gjatë ditës së nesërme, do të mbahet seanca e parë e kuvendit komunal të Bujanocit, dhe deri më tani, nuk ka ndonjë njoftim për ndryshim koalicioni në pushtetin lokal në Bujanoc./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon