Arrihet marrëveshje për Listën e përbashkët parlamenatare ndërmjet PVD-PD-LPD
Përmes një njoftimi për opinion, Partia për Veprim Demokratik, bënë të ditur se sot, është arritur marrëveshja për listë të përbashkët me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik.
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është emërtimi i Listës së përbashkët parlamentare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të këtij viti” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e PVD-së.
Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë:
KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS
Arrihet Marrëveshje për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është emërtimi i Listës së përbashkët parlamentare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të këtij viti.
Marrëveshja e nënshkruar sot është rezultat i bisedimeve mes subjekteve politike shqiptare si përgjigje për përfaqësim dinjitoz dhe profesional në nivelin parlamentar dhe si vazhdimësi e betejës politike për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Partia për Veprim Demokratik
Shërbimi për informim