Arrihet marrëveshja, zgjedhje të reja në Maqedoni!

342
656X37364212marrveshja_ne_maqedoniPas tetë orë bisedimesh, Komisari për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, ka thënë se është arritur marrëveshje ndërmjet liderëve për organizimin e zgjedhjeve të reja në Maqedoni.
Ai u thënë medieve se ka mundësi që në prill të 2016-s të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Sipas tij, detajet për atë se kush do t’i organizojë zgjedhjet dhe kush do të jetë në krye të Qeverisë, do të diskutohen në një takim të radhës që do të zhvillohet në Bruksel gjatë javës së ardhshme.
Hahn ka deklaruar se takimi ka qenë konstruktiv dhe se sipas tij, deri në mbajtjen e zgjedhjeve do të pastrohet lista zgjedhore, dhe do të mundësohet një atmosferë për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Pas deklaratës, Hahn ka lëshuar rezidencën e BE-së, ndërsa liderët e katër partive gjithashtu janë larguar duke mos dhënë detaje nga takimi.
Edhe këshilltari i Ali Ahmetit, Artan Grubi, ka konfirmuar përmes profilit të tij në “Facebook” se ndërmjet katër liderëve më në fund është arritur një marrëveshje për të cilën nuk ka dhënë detaje.
“Ditë shumë intensive dhe e vështirë, por me rëndësi në fund u arrit marrëveshje midis katër liderëve, me ndërmjetësimin e Komisionarit Hahn dhe ambasadorit të ShBA-së, Bailey dhe atij të BE-së, Orav.
Përveç zgjidhjes së ngërçit të tmerrshëm politik, jam i sigurt që kjo marrëveshje, e cila i referohet rëndësisë së Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënieve ndëretnike, marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe procesit integrues euroatlantik, do të paraqesë një obligim për të gjithë ne që me përgjegjësi t’i rrekemi punës dhe ta rikthejmë vendin në agjendën prioritare”, ka shkruar Grubi./LuginaLajm/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *