Arrestohet polici nga Presheva, pranoi mito 150 euro!

167

1441964393-policija kola resetkeProkuroria e lartë e Vranjës, ka ndaluar policing B.A. të punësuar në Stacionin Policor të Preshevës, me dyshimin e marrjes së ryshfetit.

Kallximin penal policit B.A. ia ka shqiptuar sektori i kontrolleve në MBS, me dyshimin se ka kërkuar dhe pranuar mito prej 150 eurove.

Siç bëhet e ditur, polici në fjalë, ka ndauar një person I cili ilegalisht po i barte disa emigrantë, me ç’rast polici I ka kërkuar paratë dhe i ka marrë 150 euro, ashtuqë ngasësin e automjetin ta lejonte vazhdimin e rrugëtimit me emigrantë, drejt qendrës së pranimit të emigrantëve në Preshevë.

Pas dëgjimit të të dyshuarit, prokurori ka kërkuar që policit B.A. t’i shqiptohen 30 ditë paraburgim, me çka dhe gjykatësi është dakorduar./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *