Arrestohet mjeku S.V. nga Vranja, dyshohet se ka dhënë receta mjekësore pa përshkrimin e specialistit

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendhsme, respketivisht të Departamentit  Kundër Korrupsionit të, në bashkëpunim me Departamentin e Posaçëm për luftën e Korrupsionit të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish, kanë arrestuar mjekun S.V. (1964), i punësuar në Shtëpinë e shëndetit në Vranjë, për dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në dhënien në mënyrë të kundërligjshme të recetave nga ku ka dëmtuar Fondin për Sigurimin shëndetësor për 4.6 milionë dinarë.

Siç transmetojnë mediat nga Vranja, dyshohet se nga janari 2018 deri në maj 2020, ai ka përshkruar në mënyrë të paligjshme 7.028 receta për 146 të siguruar pa raport nga mjeku specialist, pa praninë e të siguruarit dhe e tëra kjo në sasi më të madhe se e lejuar në baza mujore.

Në atë mënyrë dyshohet se ka dëmtuar Fondin Republikan të Sigurimeve Shëndetësore për 4.623.118 dinarë.

“Për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet para pokurorisë kompetente”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.