Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit dhe katër zyrtarë të tjerë – Ja për çka akuzohen?!

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq është arrestuar të hënën, dhe po akuzohet për punësime partiake.

Urdhri për arrestimin e tij erdhi nga Prokuroria Themelore e Shtetit në Ulqin. Mediat e Malit të Zi bëjnë me dije se janë arrestuar edhe katër zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët janë: Sead Osmanoviq, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Sipas Vijesti, përveç punësimeve partiake, ata akuzohen edhe për neglizhencë në punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *