Arrestohet ish rektori i Universitetit të Kragujevcit dhe ish dekani i Fakultetit të Mjekësisë

Ish-rektori i Universitetit të Kragujevcit, Nebojsha Arsenijeviq dhe ish-dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Predrag Çanoviq, u arrestuan të mërkurën në Kragujevc nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, përfshirë mashtrimin me diploma të dhëna shqiptarëve dhe shtetasve kroatë dhe mori përfitime shumëmilionëshe, raportoi Blic.

Arsenijeviq dhe Çanoviq janë arrestuar në Kragujevc dhe janë dërguar në Prokurorinë e Lartë në Kraljevë dhe pritet vendimi i prokurorit për paraburgimin e mundshëm, shkruan Blic.

Arsenijeviq u zëvendësua si rektor i Universitetit të Kragujevacit nga Ministri i atëhershëm i Arsimit Mladen Sharçević në vitin 2018. Në vendimin për shkarkim, arsyet kryesore janë doktoratura e paligjshme e djalit të rektorit, Aleksandar Arsenijeviq, i cili është regjistruar në doktoraturë, por nuk i ka dhënë të gjitha provimet dhe nuk ka mbaruar studimet, pastaj vendimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit për si arsye është përmendur shkarkimi i Arsenijeviqit.

Arsyeja është se autoritetet e Universitetit dhe të Fakultetit të Mjekësisë nuk i kanë zbatuar rekomandimet e Ministrisë dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Dy vite më parë, Gjykata Administrative e anuloi vendimin për shkarkimin e Arsenijeviqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.