Arrestohet, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj po vazhdon aksionin e nisur që në orët e para të mëngjesit në Shtërpcë.

Një nga të arrestuarit është edhe ish-kryetari i komunës, Bratislav Nikoliq i njohur si “Braqa”.
Deri më tani janë arrestuar dhjetëra persona, ndërsa janë sekuestruar edhe para, vetura dhe gjëra të tjera me vlerë.
Të arrestuarit ngarkohet me disa vepra penale, si marrje ryshfeti, korrupsion dhe dhënie të lejeve ilegale për ndërtimet në Brezovicë./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.