Arrestohet i dyshuari që aksidentoi për vdekje 66 vjeçarin nga Davidovci

 I.A. (1958) nga Bujanoci, është arrestuar sot për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit se ka kryer vepër penale, vepër e rëndë kundër sigurisë në komunikacion publik dhe mosdhënies së ndihmës, personit të lënduar në aksident trafiku, thuher nga pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc.
Policia në Bujanoc ka konfirmuar se dyshohet se më 20 nëntor, në orët e mbrëmjes në territorin e Komunës së Bujanocit, duke vozitur një “Volkswagen”, i dyshuari ka goditur një person 66-të vjeçarin dhe më pas ka ikur nga vendi i i ngjarjes.
Me urdhër të zëvendësprokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurori.
Kujtojmë që burri Z.V. (1955), nga fshati Davidovc, më 21 nëntor rreth orës 21.00 në rrugën rajonale Bujanoc – Vranjë, në afërsi të Banjës së Bujanocit është gjetur i vdekur./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.