Arkitekti nga Bujanoci, Arbër Sadiku, është emëruar për drejtor të urbanizmit në Komunën e Prishtinës
Inxhinieri i arkitekturës, Arbër Sadiku, me prejardhje nga komuna e Bujanocit, gjatë ditës së sotme, është emëruar drejtor i urbanizmit në Komunën e Prishtinës.
Duke i parë vlerat intelektuale dhe profesionale të Arbërit, të cilat janë evidente dhe i ka treguar gjatë punës së tij në profesionin përkatës, atëherë komuna e Prishtinës e zgjedh për drejtor të urbanizmit, të cilën punë do ta kryej me nder, sinqeritet dhe me profesionalizmin e tij.
Emërimi i tij në postin e drejtorit është një nderë për të dhe për Luginën e Preshevës në përgjithësi.
Arbër Sadiku ka mbaruar fakultetin artitektonik nëUniversitetin Politeknik të Tiranës, ndërsa ka doktoruar në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Beogradit.
Ai është arkitekt i njohur i cili ka bërë hulumtime për arkitekturën e ndërtesave ikonë të kryeqytetit e më pas botuar libër.
Punon lektor në Universitetin UBT.
/Nacionali/