Arifi me bashkëpunëtorë viziton punimet në teren – ndahet i kënaqur (LINK-FOTO)

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i shoqëruar nga kryeshefja për investime, Fazila Azemoviq, gjatë ditës së premte kanë inspektuar nga afër punimet që janë duke u realizuar në teren.

Pika e parë e ndalimit ishte tek Shtëpia e Shëndetit, ku është duke vazhduar realizimi i projektit të trotuarëve. Kryetari Arifi u njoftua nga kontraktuesi i punëve rreth ecurisë së realizimit të këtij projekti, kurse vazhdimin e punëve e ka vlerësuar edhe drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit.

Pastrimi i prroit tek Banja e Bujanocit është projekti tjetër që u përcoll nga afër, ku pikërisht në këtë vend gjatë muajit janar pati vërshime të mëdha. Poashtu, edhe pastrimi i lumit në Tërnoc u përcoll nga afër nga delegacioni i komunës së Bujanocit.

“Nga vizita në teren, kryetari Arifi u nda i kënaqur me punimet, të cilat po vijojnë sipas ecurisë së planifikuar”- thuhet në njoftimin e Komunës së Bujanocit.

https://www.facebook.com/630488640492384/posts/1751428581731712/?d=n

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.