Ardita Sinani pyet Shqiprim Arifin: “Ku mbetën investitorët misterioz që nuk i përmend më?” (VIDEO)

173

Partia për Veprim Demokratik gjatë ditës së sotme, nëpërmjet nënkryetares së saj, Ardita Sinanit, mbajti konferencë për mediat.


Tashmë është e njohur se PVD ka marrë përsipër t’i paraqitet opinionit me demaskimin sipas saj të mashtrimeve dhe manipulimit me premtimet e kryetarit të APN dhe të komunës, Shqiprim Arifit.

Në vazhdën e analizës së këtyre manipulimeve me ndjenjat e qytetarëve, Ardita Sinani sot preku temën e premtimeve nga ana e Shqiprim Arifit për sjelljen e investimeve të huaja në komunë të Preshevës.

Sipas Sinanit premtimet për hapje të vendeve të reja të punës dhe zhvillim të hovshëm ekonomik, ishin alibi e pandershme për arritjen e qëllimeve të kryetarit të APN dhe të komunës. Edhe më e turpshme theksoi ajo ishte fakti se me këto mashtrime ai arriti të entuziazmojë një shtresë e cila po mundohet të mbijetonte si rezultat i gjendjes së vështirë socio-ekonomike.

Nënkryetarja e PVD nënvizoi disa nga premtimet megalomane të Shqiprim Arifit gjatë fushatave të tij parazgjedhore siç janë prodhimi i keçapit, premtimin për sjelljen e një investitori që do të hapte qendrën e grumbullimit të produkteve bujqësore, investitor të huaj për ndërtimin e qendrës të arsimore, sjellja e investitorëve të huaj për prodhimin e energjisë solare e shumë premtime tjera. Në të gjitha këto premtime sipas Sinanit, i pari i komunës për secilin investitor të premtuar kishte përmendur edhe numër të caktuar të të punësuarve.

Në fund, Ardita Sinani theksoi se dalja e saj në këtë konferencë nuk ishte shprehje e gëzimit të askujt për manipulimet me ndjenjat e qytetarëve të Shqiprim Arifit, por ishte për të shprehur mllefin e atyre qytetarëve të cilët kryetari i APN dhe i komunës i manipuloi me premtime të rrejshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *