Ardita Sinani për dytë viziton Lezhën – kryebashkiaku Ndreu: I shpreha respektin për vizitën që na bëri (FOTO)

Përmes një postimi në facebook, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka njoftuar se për dy ditë, ketë bashki e ka vizituar, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

“Kryetarja e komunes Presheves Ardita Sinani, ishte dy dite ne Bashkine Lezhe. Kisha kenaqesine ta prisja dhe te bashkebisedoja per ceshtje te ndersjellta, duke shprehe angazhimet tona per intensifikimin e maredhenieve dypaleshe. I shpreha mirenjohjen dhe respektin per nderin qe na beri me viziten e saj, por dhe per perpjekjet e jashtezakonshme qe shqipetaret e Presheves bejne per ruajtjen e gjuhes, traditave, dokeve dhe zakoneve shqiptare, ne kushte te veshtira si minoritet me pak te drejta ne shtetin serb!” – ka shkruar kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.