Ardita Sinani: Objekti stacionar i shëndetit dhe i Bashkësisë Lokale në Zhunicë, së shpejti në funksion të banorëve (FOTO)
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e shoqëruar nga zëvendësi i saj, Ragmi Mustafa, gjatë ditës së djeshme kanë vizituar fshatin Zhunicë të Preshevës.
Sinani banorëve të Zhunicës ju ka premtuar që objekti i Shtëpicës së Shëndetitë dhe Bashkësisë Lokale, shumë shpejtë do të jenë në funksion të tyre.
Gjithashtu, kryetarja Sinani, ka njoftuar banorët se Komuna e Preshevës është në proces të sanimit të mbeturinave.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë të kryestares, Ardita Sinani pas vizitës së zhvilluar në Preshevë:
Objekti i Shtëpisë së Shëndetit-stacionarit dhe bashkësisë lokale në Zhunicë shumë shpejtë do të jenë funksional
Po përfundon tashmë rregullimi i oborrit të këtij objekti
Projektet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore , e sidomos rregullimi i shtratit të lumit ishin padyshim kërkesa të tjera të arsyeshme të cilat do t’i përfshijmë në procesin e hartimit të Planit Investiv.
Njoftova banorët se jemi në proces për sanimin e mbeturinave
Zhunica mbetet shembull i aktivizmit qytetar e vetëkontributit të banorëve, si në ruajtjen e mjedisit, në mirëmbajtjen e parkut dhe varrezave.
Punimi i tokave bujqësore është tregues i rëndësisë së subvencionimeve
Për Zhunicën e re