Ardita Sinani jep lajmin e madhë: Rahovica do të bëhet me shkollë të re (FOTO)

Kryetarja e Komunës së Preshevës, gjatë vizitës të zhvilluar në Rahovicë, ka deklaruar se, qeverisja e saj do të ndërtojë një obekt të ri të shkollës fillore, si një nevojë urgjente për nxënësit dhe mësimdhënësit e këtij fshati.

Sinani këto deklerata i ka dhënë pas inspektimit nga afër të objektit shkollor dhe kërkesës së prindërëve e mesimdhënësve si dhe të bashkësisë lokale, të cilën kërkesë e vlerësoi si të drejtë për nevojën e domosdoshme të ngritjes së cilësisë në arsim.

“Rahovica do të bëhet me shkollë të re fillore. Këtë zotim e dhash dje në emër të qeverisjes lokale gjatë vizitës sime në fshat.

Kërkesë e drejtë e prindërve, mësimdhënësve, drejtorit dhe përfaqësuesve të Bashkësisë Lokale, ndërtimi i shkollës së re është vërtetë nevojë e domosdoshme për ngritjen e cilësisë në arsim” – ka shkruar ndër të tjera, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo gjithashtu ka theksuar se kushtet infrastrukturore të shkollës, sidomos sistemi i rrjetit elektrik dhe nxemjes, nuk plotësojnë kushtet elementare.

“Ditëve në vijim do t’i fillojmë procedurat për ta projektuar shkollën e re në kuadër të Planit Investiv 2022” – ka shkruar kryetarja Ardita Sinani.

Kryetarja e Ardita Sinani, nga afër i ka njoftuar banorët e Rahovicës, së Këshillit Komunal i Preshevës, ka miratuar vendimin për ta filluar kompensimin e dëmeve nga vërshimet.

Më poshtë, mundë ta lexoni të plotë, postimin e kryetares së Preshevës, Ardita Sinani:

 

Rahovica do të bëhet me shkollë të re fillore

Këtë zotim e dhash dje në emër të qeverisjes lokale gjatë vizitës sime në fshat.

Kërkesë e drejtë e prindërve, mësimdhënësve, drejtorit dhe përfaqësuesve të Bashkësisë Lokale, ndërtimi i shkollës së re është vërtetë nevojë e domosdoshme për ngritjen e cilësisë në arsim.

Siç e pamë, kushtet infrastrukturore të shkollës, sidomos sistemi i rrjetit elektrik dhe nxemjes, nuk plotësojnë kushtet elementare.

Ditëve në vijim do t’i fillojmë procedurat për ta projektuar shkollën e re në kuadër të Planit Investiv 2022

Subvencionimi i bujqësisë dhe blegtorisë është po ashtu një nevojë e rëndësishme për Rahovicën, por edhe për ekonominë e komunës sonë në përgjithësi.

Njoftova gjithashtu qytetarët se Këshilli Komunal ka miratuar vendimin për ta filluar kompensimin e dëmeve nga vërshimet

Pos tjerash, rrethoja e lumit, kanalizime dhe nevoja të tjera infrastrukturore kërkojnë investime dhe përkushtimin tonë.

Falenderoj banorët për mikëpritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tyre për t’u përfshirë në punët publike.

Kënaqësi e veçantë ishte ta takojë dhe të bashkëbisedojë me veteranin vendor të arsimit, z.Skender Ymeri.

Vazhdojmë bashkë. Se bashkë është më e mundshme.

Për Rahovicën e re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *