Ardita Sinani edhe në këto orë të vona, po përcjell gjendjen e krijuar nga vërshimet në Rahovicë dhe Raincë (FOTO)
Kryetarja e Preshevës, edhe në këto orë të vona, po vazhdon të monitorojë gjendjen e krijuar nga vërshimet në disa fshatra shqiptarë të Komunës së Preshevës.
Ajo, përmes një postimi në facebook, ka kërkuar nga banorët që të kenë kujdes të shtuar, e në rast nevoje të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.
Sipas të parës preshevare, gjendja më e rënduar edhe më tej vazhdon të jetë në fshatrat Rahovicë dhe Raincë.
Sinani, gjithashtu, ka theksuar se pas reshjeve të suit, menjëherë ka aktivizuar Shtabin për Situata të Jashtëzakonshme të Komunës së Preshevës.
Më poshtë, mundë të lexoni të plotë postimin e fundit të kryetares së Preshevës, Ardita Sinani:
“Pas reshjeve të mëdha të shiut, aktivizova Shtabin për situata të jashtëzakonshme që urgjentisht të dal në terren.
Gjendje më e rënduar nga këto reshje paraqitet në Rahovicë dhe Raincë, të cilën gjendje e pashë nga afër nga vizitat e menjëhershme.
Lus banorët që të kenë kujdes të shtuar, e në rast nevoje të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.
Ditëve në vijim do të bëjmë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara” – ka shkruar Sinani.
Lumi në fshatin Raincë, I njohur si “Reka e gjakut”, ka dal nga shtrati dhe tashmë ka përmbytur disa rrugë dhe shtëpi për-rreth lumit./LUGINALAJM/