Arbër Pajazitit kritikon qasjen kundërshtuese të zyrtarëve të PVD-së ndaj krerëve të Serbisë
Kryetari i Alatrenativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, përmes një postimi në facebook, ka kritikuar qasjen kundërshtuese të zyrtarëve më të lartë të PVD-së ndaj krerëve shtetëror serbë.
Sipas tij, kundërshtimet e funskionerëve të PVD-së ndaj Aleksandar Vuçiqit, Aleksandar Vulinit dhe Nenad Mitroviqit, janë shndërruar në axhenda personale të tyre.
“Mosrealizimi i premtimeve, mungesa e ideve dhe dështimet në çdo sferë, bëjnë që kauza shqiptare të shndërrohet në axhendë personale, njëri kundë Vuçiqit, tjetri kundër Vullinit i treti kundër Mitroviqit. Sa herë që përmenden zgjedhjet fillon njëfarë patriotizmi bajat e pa sens” – ka shkruar Pajaziti në facebook.
Ai për më shumë fajëson politikat 20 vjeçare në Bujanoc, pa thënë edhe asnjë fjalë për qasjen e shtetit serb karshi shqiptarëve të Bujanocit.
“Të vetmit përgjegjës për gjendjen e mjerushme në këtë vend, janë politikat e 20 viteve të fundit. Hajrin ia keni pa bashkë, përgjegjësinë mbajeni bashkë” – thuhet në përfundim të postimit të Arbër Pajazitit.
Kujtojmë që, tre funksionerët e PVD-së, Shaip Kamberi, Ragmi Mustafa dhe Enver Ramadani, tashmë prej kohësh po kundërshtojnë veprimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministrit të policisë, Aleksandar Vulin dhe deputetin e SNS-it nga Bujanoci, Nenad Mitroviq.
Më poshtë e keni të plotë postimin e fundit të Arbër Pajazitit:
Mosrealizimi i premtimeve, mungesa e ideve dhe dështimet në çdo sferë, bëjnë që kauza shqiptare të shndërrohet në axhendë personale, njëri kundë Vuçiqit, tjetri kundër Vullinit i treti kundër Mitroviqit.
Sa herë që përmenden zgjedhjet fillon njëfarë patriotizmi bajat e pa sens. Këtë herë filloi edhe nje variant i ri i patriotizmit, (urojmë mos të jetë i ndikuar nga varianti Delta i Covid 19) kush më shumë proserb.
Akuzat e atyre që për më shumë se dy dekada e ndanë pushtetin, nuk mund të kalojnë këtë herë. Një mik i imi thotë: “Me kend e han mishin me at’ e dan’ edhe belajën”. Të vetmit përgjegjës për gjendjen e mjerushme në këtë vend, janë politikat e 20 viteve të fundit. Hajrin ia keni pa bashkë, përgjegjësinë mbajeni bashkë.