Arbër Pajaziti: Në Bujanoc, asfallti ka filluar të “hahet” para iftarit (FOTO)

196

Kryetari i Degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, nëpërmëjt facebook-ut, ka komentuar asfaltimet e fundit që pushteti aktual i Bujanocit po  realzion nëpër disa vendbanime shqiptare, veçmas sot para Xhamisë së qytetit të Bujanocit.

“Siç po shihet,ashtu edhe siç po duket, asfallti ka fillu të “hahet” në Bujanoc bile para iftarit, jo nga tifozët as nga xhemati, as nga qytetarët, por nga vet ata që thonin se, ai (asfallti) nuk hahet.

A kanë ndryshu gjërat me kohë, apo ka ndryshu cilësia e asfalltit, une nuk e di!
Por e di që ndryshimi ka filluar dhe ai nuk do të ndalet.” – ka shkruar Pajaziti mes të tjerash në facebook.

Ky shkrim i Pajazitit, me shumë është rezultat i inspektimit të punimeve në Xhaminë e qytetit të Bujanocit, nga kryetari Shaip Kamberi dhe deputeti Fatmir Hasani.

Vlenë të theksohet se Xhamia e qytetit të Bujanocit, ka realizuar një renovim të tërësishëm dhe përurimi i saj, pritet të bëhet sot (e martë) pak para namazit të Jacisë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *