Arbër Pajaziti me akuza të rënda ndaj Nagip Arifit: “E keni gënjyer dhe e keni tradhëtuar këtë popull për më shumë se 20 vite”
Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Dega në Bujanoc, Arbër Pajziti, përmes një postimi në facebook, ashpër e ka kritikuar, Nagip Arifin, kryetarin e Komunës së Bujanocit.
Në shkrimin e tij, Pajaziti, 20 vitet politike të Nagip Arifit, i ka quajtur sinonim i gjithçkaje të keqe sot.
“Sinonim i gjithçkaje të keqe sot është një politikan. Dhe e gjithë kjo Nagip, jo për fajin tim, as të atyre të rinjëve që i ke në parti, por pikërisht për faktin që ti dhe shumë si ti, e keni zhvatur, e keni mashtruar, e keni gënjyer dhe e keni tradhëtuar këtë popull për më shumë se 20 vite” – ka shkruar Pajaziti për ish shefin e tij, Nagip Arifi.
Sipas Pajazitit, është tradhëti të nënshkruash një marrëveshje sot pasdite në Bujanoc, e një tjetër nesër paradite në Tiranë.
“Tradhëti është të nënshkruash një marrëveshje sot pasdite në Bujanoc e një tjetër nesër paradite në Tiranë.
Tradhëti edhe më e madhe është mosrrespektimi i një marrëveshje të nënshkruar me dorën tënde. (edhepse të detyruan)
Tradhëti dhe gënjeshtër është të premtosh se kur të vijshë në pushtet për 20 ditë do ta zgjidhësh çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm” – ka shkruar ndër të tjera, Arbër Pajaziti, kryetar i APN-së në Bujanoc.
Ai për me tepët, ka thënë se është tradhëti me kërku ndihmë nga një partner koaliconi për t’a larguar një partner tjetër.
“Tradhëti është të kërkosh nga njëri partner i koalicionit ndihmë për ta larguar partnerin tjetër.
Tradhëti është me i premtu qytetarëve “ditë të mira” e mos me i tregu që e ke pas fjalën për vete jo për ata” – ka shkruar Pajaziti në kritikat e tij ndaj Arifit.
Ish kandidati për kryetar të KKSH-së dhe Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti për fund i ka kërkuar ballafaqim në njërin nga televizionet kryetarit të PD-së, Nagip Arifit.
“Për të thënat e të pathënat, të ftoj në debat publik, kur të duash dhe ku të duash, patjetër në njërin nga mediumet që i paguan ti me paratë e qytetarëve, mund të shkojmë edhe te ai “gazetari” që tu drejtoke me “kryetar” gjatë fushatës zgjedhore, edhe te ai “mediumi” që ti e paguan me shpif për APN-në, bash ku të duash ti, ti sqarojmë njëherë e mirë disa punë” – ka thënë Pajaziti.
“E di që nuk do të marr përgjigje nga ti, sepse e ti e konsideron vetëm “t’mall” , do të përgjigjen kontratagjinjët tuaj, ata do të vjellin vrerë përmes tastarurës, por nuk ka problem, atyre une do ti përgjigjem, sepse ja zgjas kontratat të paktën për 6 muaj’ – ka deklaruar me sarkazmë, kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.
Ndryshe, Arbër Pajaziti dhe Nagip Arifi për shumë kohë kanë qenë bashkëpunëtorë të ngusht në mes vete, por më 2017, Pajaziti themeloi Degën e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, si një nismë të të rinjëve të paknaquar nga politikat aktuale.
Më poshtë, mundë ta lexoni të plotë, shkrimin e Arbër Pajazitit, ku akuzon për shumë çështje, Nagip Arifin, kryetarin e PD-së:
Nagip,
Më treguan që mbrëmë në një emision televiziv, më ke quajtur gënjeshtar dhe tradhëtar. Po ta them sa nuk më ke thënë a?!
Duke të njohur mirë e di që ti nuk e din kujt i thuhet tradhëtar dhe gënjeshtar, po ndaj pak nga koha ime shumë e vlefshme, për t’i sqaruar disa gjëra ty.
Sot, kur i thuhet dikujt tradhëtar dhe gënjeshtar, e sidomos dikujt që është pjesë e politikës, shumë njerëz edhe e besojnë.
Kur i thuhet një politikani hajn, gjithashtu edhe këtë e besojnë.
Kur i thuhet nepotist, patjetër që po.
Sinonim i gjithçkaje të keqe sot është një politikan. Dhe e gjithë kjo Nagip, jo për fajin tim, as të atyre të rinjëve që i ke në parti, por pikërisht për faktin që ti dhe shumë si ti, e keni zhvatur, e keni mashtruar, e keni gënjyer dhe e keni tradhëtuar këtë popull për më shumë se 20 vite.
Tradhëti është të nënshkruash një marrëveshje sot pasdite në Bujanoc e një tjetër nesër paradite në Tiranë.
Tradhëti edhe më e madhe është mosrrespektimi i një marrëveshje të nënshkruar me dorën tënde. (edhepse të detyruan)
Tradhëti dhe gënjeshtër është të premtosh se kur të vijshë në pushtet për 20 ditë do ta zgjidhësh çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm.
Tradhëti është me i premtu qytetarëve “ditë të mira” e mos me i tregu që e ke pas fjalën për vete jo për ata.
Tradhëti është të kërkosh nga njëri partner i koalicionit ndihmë për ta larguar partnerin tjetër.
Tradhti është edhe me vjedh paranë e qytetarit.
Me propogandu se do ti përjashtosh “hajnat” e pastaj me qeveris me ta, kjo është budallaki.
Mungesa e ideve dhe deshtimet në qeverisje, nuk mbulohen me shpifje e gënjeshtra.
Specialitetit tënd përçaj e sundo po i vjen fundi. Pra, ti je i fundit që mundesh me fol për tradhëtinë dhe gënjeshtrën.
Për të thënat e të pathënat, të ftoj në debat publik, kur të duash dhe ku të duash, patjetër në njërin nga mediumet që i paguan ti me paratë e qytetarëve, mund të shkojmë edhe te ai “gazetari” që tu drejtoke me “kryetar” gjatë fushatës zgjedhore, edhe te ai “mediumi” që ti e paguan me shpif për APN-në, bash ku të duash ti, ti sqarojmë njëherë e mirë disa punë.
E di që nuk do të marr përgjigje nga ti, sepse e ti e konsideron vetëm “t’mall” , do të përgjigjen kontratagjinjët tuaj, ata do të vjellin vrerë përmes tastarurës, por nuk ka problem, atyre une do ti përgjigjem, sepse ja zgjas kontratat të paktën për 6 muaj.
Ndoshta nuk ja vlenë as mu marr me ty, por druaj se ti fillon e i beson pastaj edhe shpifjes tënde e të bëhet shprehi, prandaj nuk do të lejoj më as të shpifësh, as të gënjesh.
Një gjë mos e harro, ke të bësh me një parti dhe me një gjeneratë, që ti nuk i blen dot, nuk i frikëson dot e as nuk i shantazhon dot…