Arbër Pajaziti akuzon Nagip Arifin: “Regjimi i Arifit po përjashton shqiptarë nga puna, PVD dhe LPD po heshtin”

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, ka akuzuar kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifin, se: “regjimi i tij po përjashton shqiptarë nga puna”.

Këto akuza, Pajaziti I bëri përmes një postimi në facebook, ditë më parë, ku ka potencuar se: “Komunalia është shndërruar në oazë të padrejtësive ndaj puntorëve të zellshëm dhe në privilegjim të militantëve të PD-së.”

“Këtyre ditëve regjimi i Nagip Arifit ka larguar nga puna 3 punëtorë në Ndërmarrjen Publike Komunalia. E keqja më e madhe është se që të tre janë raste sociale, ndërsa dy prej tyre kanë familjarë me nevoja të veçanta.

Që nga marrja e pushtetit prej një viti, ky regjim vetëm nga Komunali ka larguar plot 13 punëtorë shqiptarë.

Duke mos u knaqur me kaq, Nagip Arifi ka mbushur këtë ndërmarrje me militant partiak” – ka akuzuar kryetari i APN-së, në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Ai gjithashtu, ka sulmuar edhe PVD dhe LPD, dy subjekte partnere në qeverisjen aktuale të Bujanocit, për të cilat ka vlerësuar se i kanë mbyllur sytë dhe veshët duke u bërë bashkëpjesëmarrëse në vendimet e Nagip Arifit.

“Është për çdo kritikë edhe heshtja e partnerëve të koalicionit (PVD dhe LPD), të cilët në të kaluarën akuzonin Nagipin për përjashtimin e shqiptarëve nga puna, ndërsa kur tani janë në pushtet, si duket kanë mbyllur sytë dhe veshët duke u bërë bashkëpjesëmarrës në vendimet e tij” – ka shkruar Pajaziti.

“Që nga formimi i organeve të reja, ky pushtet nuk e ka ndërprerë asnjë kontratë pune të punëtorëve serbë derisa ndërperja e kontratave për shqiptarët kap shifra alarmante” – ka përfunduar akuzat ndaj qeverisjes aktuale, ish kandidati për kryetar komune, Arbër Pajaziti.

Kujtojmë që APN e Arbër Pajazitit, ka dal nga koalicioni aktul në Bujanoc, pas disa mosknaqësive në qeverisjen lokale.

Më poshtë, mudnë të lexoni të plotë shkrimin e Arbër Pajazitit, ku akuzon kryetarin e Bujanocit, Naip Arifin për përjashtim të shqiptarëve nga puna:

Regjimi i Nagip Arifit po përjashton shqiptarë nga puna

Këtyre ditëve regjimi i Nagip Arifit ka larguar nga puna 3 punëtorë në Ndërmarrjen Publike Komunalia.

E keqja më e madhe është se që të tre janë raste sociale, ndërsa dy prej tyre kanë familjarë me nevoja të veçanta.

Që nga marrja e pushtetit prej një viti, ky regjim vetëm nga Komunali ka larguar plot 13 punëtorë shqiptarë.

Duke mos u knaqur me kaq, Nagip Arifi ka mbushur këtë ndërmarrje me militant partiak.

Derisa qytetarët vazhdojnë të kenë mungesa të ujit dhe rrugët e tyre janë të vërshuara nga mbeturinat, Komunalia është shndërruar në oazë të padrejtësive ndaj puntorëve të zellshëm dhe në privilegjim të militantëve të PD-së.

Është për çdo kritikë edhe heshtja e partnerëve të koalicionit (PVD dhe LPD), të cilët në të kaluarën akuzonin Nagipin për përjashtimin e shqiptarëve nga puna, ndërsa kur tani janë në pushtet, si duket kanë mbyllur sytë dhe veshët duke u bërë bashkëpjesëmarrës në vendimet e tij.

Që nga formimi i organeve të reja, ky pushtet nuk e ka ndërprerë asnjë kontratë pune të punëtorëve serbë derisa ndërperja e kontratave për shqiptarët kap shifra alarmante.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.