Arben Vitia jep dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë

Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndëtësisë.

Vitia ka njoftuar për dorëheqjen e tij në konferencë për medie.

“Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më pati ngarkuar kryeministri Kurti për të cilin do të jem mirënjohës”, tha ai.

Ai ka thënë se detyrën e tij e transferon tek stafi i ministrisë dhe përgjegjësitë e tij do t’i bartë Dafina Gexha, e cila deri tani ishte zëvendësministre.

Ndërkohë, Vitia është kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 Tetor. /ATVLIVE/

Leave a Reply

Your email address will not be published.