Arben Gashi: Mund të shkojmë në zgjedhje, LDK e gatshme

147

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se temë e diskutimit në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së ishte Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, duke shtuar se i njëjti do të kalojë.

Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë, ai ka thënë se është jo i kënaqshëm për ta, dhe do të bëjnë analiza që të mos kenë probleme në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai ka thënë se në proces ka ndodhur një shkëputje me elektoratin.

“Kryetari Mustafa si bartës i koalicionit e ka për obligim për të gjetur zgjidhje për postin e presidentit”, ka thënë ai.

Ai nuk ka përjashtuar mbajtjen e zgjedhjeve duke thënë se ato janë opsion në demokraci. Gashi ka shtuar se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Kandidimi i Haradinajt për president është vullnet i AAK-së, në LDK nuk janë diskutuar emrat e përveçëm. Kuvendit duhet t’i propozohen dy kandidatë, pastaj duhen 60 nënshkrime. Është një teknologji më komplekse sesa ajo që po diskutohet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjeneza e Vetëvendosjes është në PDK, duke shtuar se edhe shumë parti tjera kanë dalë nga LDK-ja.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *