Aprovohet raporti financiar dhe llogaria përfundimtare – gjatë 2019’tes KKSh ndau 4 milionë dinarë për OJQ-të dhe mediat shqipe në Luginë

316

Anëtarët e Kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, sot kanë aprovuar raportin financiar për vitin 2019-të.
Lajmin mbi miratimin e raportit dhe llogarisë përfundimtare e ka bërë të ditur kryestari Ragmi Mustafa nëpërmjet një postimi në facebook.
“Sot një zëri u aprovuan Raporti Financiar me Llogarinë përfundimtare për vitin 2019 si Plani Financiar për vitin 2020 në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Falënderoj anëtarët e Këshillit për diskutimet dhe propozimet konstruktive e përmbajtësore.
Këshilli Kombëtar Shqiptar me gjithë vështirësitë e pengesat financiare po përmbush misionin e përcaktuar nga Skema Programore”
– ka shkruar Mustafa në facebook.
Kujtojmë se, Këshilli Kombëtar Shqiptar gjatë vitit të kaluar përkundër shumë sfidave financiare pati ndarë 4 milionë dinarë për OJQ-të dhe mediat shqiptare në Luginën e Preshevës, gjë që, ishte hera e parë që nga themelimi i këtij institucioni të shpallet konkurs për këto organizma qytetare./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *