Aprovohet propozimi mbi hapjen e paraleles shqipe në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Bujanoc

Në seancën e sotme të Këshillit Komunal të Bujanocit, më në fund kaloi edhe propozimi për hapjen e paraleles për fëmijët në Entin Parashkollor “Gëzimi ynë”. Kryetari i Kuvendit Komunal Enver Ramadani ndër të tjerash, i tha drejtorit të çerdhes “Gëzimi ynë” se ju keni privilegj që jeni duke udhëhequr një institucion kaq të rëndësishëm siç është Enti parashkollor, derisa kërkesa jonë për të hapur një paralele për fëmijët shqiptarë janë bërë reprizë që nga viti 2012 e këndej , ju akoma deri më sot nuk e keni marrë për bazë t’a shqyrtoni kërkesën tonë, të këshilltarëve dhe qytetarëve të kësaj komune. Mos harroni që mjetet financiare i merrni nga Komuna e Bujanocit, ndërsa taksapagues janë të gjithë qytetarët e kësaj komune, prandaj nuk do të lejojmë që ti të vendosësh për fatin e fëmijëve tanë. Dhe përgjigja juaj se unë dua por s’ka hapësirë dhe se po të krijohen mundësitë financiare unë do ta lëshoj zyren i kemi ndëgjuar shumë herë dhe janë bërë retorikë, andaj ajo që duhet ju të bëni është t’i futeni punës dhe realizoni kërkesën tone” – i tha kryetari Ramadani, drejtorit serb të çerdhesë së fëmijëve, Millovan Alleksiq.

 Në fund u vendos që në seancën ardhshme të Kuvendit Komunal do të bihet vendim për hapjen e kësaj paraleleje dhe do të formohet Komision i veçantë që do ta përcjell implementimin e këtij vendimi./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.