Aprovohet buxheti për vitin 2021, me vlerë prej 1.3 miliard dinarë – tre këshilltarët e APN-së, abstenojnë në votim

Këshilltarët e kuvendit Komunal të Bujanocit, në seancën e fundit për vitin 2020, aprovuan buxhetin për vitin 2021.

Buxheti i aprovuar sot,  kap vlerën prej rreth 1.3 miliard dinarëve, ndërsa ka paraparë subvencionimin e bizneseve, bujqëve, sportit, mediave, dhe shumë disiplinave të tjera.

Megjithate, ky buxhet nuk u votua nga të gjithë 26 këshilltarët e koalicionit qeverisës të Bujanocit.

Tre këshilltarët e APN-së, abstenuan nga votimi i buxhetit, me arsyetimin se nuk janë marrë për bazë propozimet e tyre për vitin 2021. Buxheti u miratua me 23 vota pro dhe 3 abstenime./LUGINALAJM/ .

Leave a Reply

Your email address will not be published.