APN e Arbër Pajazitit braktis koalicionin qeverisës të Bujanocit – ja cilat janë arsyejet (VIDEO)

1068

Përmes një konference të jashtëzakonshme të mbajtur rreth orës 12:30h në profilin e facebook-ut, kryetari i Alternativës për Ndryshim, dega në Bujanoc, Arbër Pajaziti, mes tjerash ka deklaruar se, që nga sot, partia e tij, nuk është më pjesë e koalicionit qeverisës të Bujanocit.

Sipas Pajazitit deri te ky vendim, ka ardh, si rezultat i mos respektimit të marrëveshjes gjithshqiptare të nënshkruar, në korrik të vitit 2020, nga ku, në vend se të punësohen kuadrot e APN-së, në intitucionet lokale, po vazhdon të punësohen kaudrot serbe.

Gjithashtu, Pajaziti, tha se vendimi përfundimtar i braktisjes së koalicionit në Bujanoc, ka rezultuar me vendimin e Kuvendit komunal të Bujanocit, mbi lejimin e ndërtimit të objektit kolektiv për refugjatët romë në Bujanoc, deri sa Republika e Serbisë po vazhdon pasivizimin e adresave të shqiptarëve nga Malësia e Bujanocit, gjë që tendenca është që Bujanoci, të ec rrugës së Medvegjës.

Më poshtë, mundë të shihni konferencën e APN-së në Bujanoc:

https://www.facebook.com/arberpajazitiofficial/videos/1282453278799807




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *