APN autorizon serb për komisionerë nëpër Serbi
Lista parlamentare e Alternartivës për Ndryshim – “Alternativa Demokratike Shqiptare, ka autorizuar serb nëpër shumë komuna në Serbi, që në emër të kësaj liste të caktojnë komisionerë nëpër këto komuna, bëjnë të ditura burimet e LUGINALAJM.
Siç duket, pragmatizmi, të cilin kjo listë e ka shprehur si koncept politik për këto zgjedhje, po dëshmon edhe me bashkëpunimin e shumë serbëve nëpër Serbi, disa prej të cilëve, janë edhe anëtarë të SNS-it, me listën e APN.
Ky bashkëpunim parazgjedhorë, është treguesi i parë se çfarë do të thotë orientimi politik i APN në parlament, nëse lista e tyre arrinë të sigurojë ndonjë mandat, e ky pragmatizëm nënkupton një bashkëpunim me shumicën parlamentare e cila me shumë mundësi, sërish do të jetë e përbër prej SNS dhe SPS, në bërthamën politike të së cilës është koncepti politik “Bota serbe”./LUGINALAJM/