APEL PËR NDIHMË / Blerondi i vogël ka nevojë për të gjithë ne, ja si mund të kontribuoni për të!

342

Vogëlushi që shihni në foto quhet Blerond Maraj, ai është nga Peja dhe ka disa probleme shëndetësore, ndaj familja e tij në pamundësi ekonomike për të kuruar të birin, apelon për ndihmë për këdo që ka mundësi.

Blerondi vuan nga tumori në hundë, problemet në zemër dhe epilepsia e për pasojë ka nevojë për një trajtim të specializuar jashtë vendit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, u bëhet një apel për ndihmë gjithë bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen, që me aq sa kanë mundësi të ofrojnë diçka për këtë vogëlush, i cili është në rrezik për jetën.

Për të gjithë personat e interesuar, më poshtë do të gjeni të gjitha mënyrat e dhurimit dhe numrat e kontaktit të familjes së Blerondit, për t’ua lehtësuar sadopak këtë barrë të rëndë në të cilën ndodhen.

Urgjente!

Nëse nuk keni mundësi për të kontribuar, Shpërndajeni !

Blerondi nga Peja ka nevojë për ndihmën tonë!

Blerond Maraj nga Peja është diagnostifikuar me Tumor në hundë, probleme me zemër dhe epilepsi dhe i nevojitet trajtim jashtë vendit,

Mirëpo familja Maraj nuk mund t’a përballoj koston e shërimit të djalit të tyre Blerondit prandaj edhe kërkon ndihmë nga njerëzit vullnet mirë.

Gjithë ata që duan ta ndihmojnë familjen Maraj, parat mund t’i dërgoni në këto të dhëna bankare:

Emri: Blerond Astrit Maraj

Xhirollogaria: 1920991516021178

IBAN: XK051920991516021178

SWIFT Code: NCBAXKPR

Emri i bankës: Banka Kombëtare Tregtare

Për më shumë informata kontaktoni direkt me familjen Maraj në këtë numër telefoni: 049291108.

Familja Maraj do ju jetë mirënjohës tërë jetën!




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *