Anulohet pjesërisht mbrëmja e maturës në Bujanoc – dy maturantët e aksidentuar po trajtohen në Nish dhe një në Vranjë

1191

Pas aksidentit të sotëm të komunikacionit, ku janë përfshirë tre maturantë shqiptarë nga Bujanoci, mbrëmja e matures thuajse është anuluar.

Në një mbledhje urgjente të mbajtur nga Këshilli organizativ, është vendosur që mbrëmja e maturantës të mos zhvillohet sipas agjendës së paraparë.

Maturantët vetëm se do të defilojnë dhe do të mund të fotografohen në mbrendësi të restorantit në mes vete, ndërsa komplet muzika është anuluar. Thuhet se, e gjithë mbrëmje do të përfundojë para orës 22:00h.

Megjithate tre maturantët e aksidentuar po trajtohet në spitale të ndryshme, dy në Qendrën Klinike në Nish dhe një maturant tjetër tjetër në Spitalin e Vranjës.

Sipas burimeve jo zyrtare, gjendja shëndetësore e tyre për momentin është stabile./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *