Antiq: Futbollistët e rinj shqiptarët në ekipin e “Dinamo”-s, janë njerëz të shkëlqyeshëm dhe talent të mëdhenj të futbollit

205

Kryetari  i ekipit të parë të futbollit FK “Dinamo” nga Vranje, tha se futbollistët e rinj nga Presheva, të cilët i’u bashkuan radhëve të klubit nga Vranja, u pritën mirë në qytetin tonë dhe nuk kanë absolutisht asnjë problem sepse janë pjestarë të pakicës kombëtare shqiptare.

Ai specifikoi për Bujanovcke se ata ishin mirëpritur si në klub ashtu edhe jashtë fushës.

 “Këta janë djem shumë të talentuar që unë personalisht i solla nga Presheva. Ata do të performojnë për kategoritë më të reja të klubit tonë këtë sezon, dhe plani është që sa të piqen si lojtarë, ata do të bashkohen me ekipin e pare” – shpjegoi Antiq qëllimet e tij.

“Gjashtë lojtarë të rinj nga Lugina Preshevo kanë firmosur për ekipin e FK ‘Dinamo’ nga Vranja. Bëhet fjalë për njerëz jashtëzakonisht të mirë dhe më pas futbollistë.’Dinamo’ është një shembull i thyerjes së barrierave sportive atje ku nuk duhet të jenë – tha Antic.

Futbollistët e rinj nga Presheva nuk do të jetojnë për momentin në Vranjë, por do të udhëtojnë nga qyteti i tyre në trajnime dhe ndeshje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *