Ankohet Marko Gjuriq: Policia e Kosovës më rrahën, më tërhoqën si qen, e bënë selfie me mua

382

Shefi i zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur para medieve për herë të parë pas arrestimit të djeshëm në Mitrovicë dhe sjelljes së tij në Prishtinë për një deklaratë

Ai ka akuzuar Policinë e Kosovës se janë sjellë në mënyrë brutale dhe abuzuese me të.

Gjuriq ka thënë para medieve në Beograd, pas një takimi me presidentin Aleksandar Vucic dhe përfaqësuesit e Listës Serbe, se policia e Kosovës e kishte goditur pas arrestimit, kishte bërë selfie me të dhe kishin kënduar këngë.

“Në sytë e grave dhe të rinjve kanë gjuajtur shok bomba. Menduan se duke më ngre si qen mund të përulin Serbinë dhe popullin serb. Pastaj më hipën në një prej mjeteve transportuese. Kam pësuar disa goditje dhe jam mirë, përpos disa lëndimeve në duar. U përpoqën të më përulin, dhe bënë selfie me mua, më shtynë kallashnikovin dhe kështu …”.
Ai thotë se një polic ia kishte nxjerrë edhe thikën.

“Njëri prej tyre më nxori edhe thikën si kërcënim. Kanë kënduar edhe këngë e kështu”, ka thënë Gjuriq./Express/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *