Amerikanët i ofruan Vuçiqit, ate çfar e kishte refuzuar Millosheviqi!

378

20150605090437_308687Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pasur një vizitë në Washington. Ai ka biseduar me zyrtarë të State Departamentit edhe për raportet me Kosovën dhe Shqipërinë. Sipas Vuçiq, SHBA’të do ta mbështesin rrugën evropiane të Serbisë vetëm nëse ka përparime në dialog me palën kosovare. Vuçiq ka thënë se Amerika nuk i ka bërë presion për njohjen e pavarësisë edhe pse ky vend, sipas tij, dëshiron që Kosova të njihet nga sa më shumë shtete.

Vucic ka pasur takime të nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit. Ai nuk ka takuar Sekretarin Kerry, me gjasë për shkak të lëndimit të këmbës të diplomatit amerikan, ndërkohë që është pritur nga Victoria Nuland. Vucic ka shkuar atje me ftesë të Zëvendëspresidentit Biden, por as atë nuk e ka takuar për shkak të vdekjes së djalit të Biden.

Vucic ka takuar edhe Kongresmenin Eliot Engel, me të cilën ka folur për Kosovë. Ja si i ka përshkruar bisedat në Washington për Kosovën në një intervstë për Zërin e Amerikës, shkruan Express

A ka pasur presion që të njihet Kosova ?

“Kam biseduar me senatorët me njerëzit në Kongres , por nuk pasur presione. Ato janë biseda… natyrisht Amerika e ka njohur Kosovën dhe duan që sa më shumë vende ta njohin Kosovën. Këtë e thash edhe sot në Johns Hopkins edhe me senatorin Engel të cilit i kamë thënë se ne e kuptojmë qëndrimin tuaj, por qëndrimi jonë është i ndryshëm. Ata e respetokjnë dialogun që e kemi me Prishtinën duan përparime në këtë dialog, duan marrëdhënie të mira ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Për ta marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve janë boshti i raporteve të ardhshme në Ballkan, e respektojnë faktin që kemi shkuar në Tiranë , që e kemi pranuar Edi Ramën , vecmas pas asaj situate të rëndë në stadium dhe këto janë cështje për të cilat Beogradi merr kredit në SHBA.unë atyre ua kam thënë një gjë dhe mendoj se ata janë dakord me mua…se marrëdhënia ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit i serbëve dhe shqiptarëve nuk do të jetë problemi më i rëndë dhe më i madh në Ballkan dhe assesi vatër e një konflikti të madh. Mendoj se edhe nikoqirët tanë amerikanë mendojnë njësoj rreth kësaj..” ka thënë Vucic, transmeton Express.

Vucic është pyetur edhe rreth ndihmës që SHBA mund t’ia japë Serbisë në rrugën evropiane. Ai sërish e ka përmendur si kusht dialogun me Kosovën.

Ne kemi përkrahjen e madhe të SHBA’ve pavarësisht kushtëzimeve . ne do të provojmë që deri më 23 -24 qershor të shohim se cka mund të bëjmë , që të arrijmë edhe ndonjë rezultat me shqiptarët nga Kosova dhe Metohija. Amerika këtë do ta mbështeste pra që të ketë sa më shumë municion që këtë ta kërkojnë nga partnerët tanë europianë..” ka thënë ai./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *