Amerikanët “bombarduan” Serbinë në finale!

188

Në betejën për të barazuar me numër titujsh pikërisht serbët, amerikanët ishin të papërmbajtshëm mbi parket që në fillimin e ndeshjes.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sërish kampionët e Botës në basketboll duke mbrojtur titullin kampion të fituar katër vjet më parë. Askush nuk kishte dyshim për këtë, por që shifrat në fund të finales me Serbinë do të shënonin një rezultat 129-92, as tifozi më optimist i amerikanëve nuk do ta kishte besuar, jo se formacioni i Krzyzewski nuk e kishte forcën për ta bërë dicka të tillë, por realisht serbët pritej të rezistonin pak më shumë.

Në betejën për të barazuar me numër titujsh pikërisht serbët, që në fakt pesë trofe botërorë i kanë fituar nën emrin e Jugosllavisë, amerikanët ishin të papërmbajtshëm mbi parket që në fillimin e ndeshjes, ku ballkanasit të vetmin moment lumturie e patën kur e panë veten në avantazh 10-5. Nga ky cast Amerika mori lojën nën kontroll duke vajtur në pushimin e parë me plot 14 pikë epërsi, 35-21. Në periodën e dytë, rezultati vazhdoi të thellohej dhe më shumë, aq sa shifrat shënonin 67-40. Dhe në periodën e tretë amerikanët nuk u ndalën duke cuar epërsinë në plot 39 pikë. Në periodën e fundit, amerikanët i lejuan serbëve kënaqësinë e një avantazhi parcial, por gjithsesi duke fituar në fund 129-92, me Irving që ishte shënuesi më i mirë i takimit me 26 pikë, i ndjekur nga Harden me 23, ndërsa plot shtatë basketbollistë amerikanë prekën një shifër realizuese me dy shifra. Më mirë se kaq nuk mund të bënin amerikanët, që e lanë veten të shfrenoheshin në momentin kur ngritën lart trofeun e pestë Botëror./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *