Ambsadori i OSBE-së në Beograd, Jan Braathu sot viziton Bujanocin – ja me kë do të takohet
Ambasadori i Organizatës për siguri dhe bashkëpunim europina (OSBE) në Serbi, Jan Braathu, sot do të vizitojë Bujanocin.
Sipas një agjende të dërguar nga zyra e OSBE-së në Bujanoc, amabasadoir Braathu, fillimisht do të pritet në takim nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ndërsa prej orës 12:00h, ambasadori do të zhvillojë takim ndaras me zëvendëskryetarin e komunës, njëherit kryetarin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu.
Gjithashtu, sipas agjendës, amabasadoir Jan Braathu, takim do të zhvillojë edhe kryetarin e Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, derisa është planifikuar edhe një drekë e përbashkët e ambasadorit me krerët e pushtetit lokal.
Ambasadori, në takime ndaras, do të takojë, edhe shefin e SNS-it për Bujanoc, Nenad Mitroviq, bartësin e listës së SPS-it Stojança Arsiq, kryetarin e KKSH-së, Ragmi Mustafa, si dhe bartësit e dy listave rome, Adem Salihi dhe Kenan Rashitoviq./LUGINALAJM/