Ambasadori turk në Beograd, sot po viziton Bujanocin

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd, Hami Aksoy, sot po viziton Bujanocin.

Ai, fillimisht u prit nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ndërsa më vonë pritet që të vizitojë edhe fshatin Bilaç, fshat ky, ku numëron disa turq të vjetër.

Në vizitën e tij të parë në cilësinë e ambasadorit në Beograd, Hami Aksoy po shoqërohet nga përfaqësuesit e Agjensionit për zhvillim “TIKA”, e cila sot do të dhurojë një kamion si donacion i popullit turk për Komunën e Bujanocit, e që do të shërbejë për grumbullimin e mbeteruniva fillimisht në fshatin Bilaç dhe fshtrat e tjera për-rreth./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.