Ambasadori i OSBE-së Orizio i dërgon letër kryetarit Mustafa: Jam i lumtur me suksesin tuaj të jashtëzakonshëm në sigurimin e teksteve (DOKUMENT)

249

Pas arritjes së një suksesit të madh nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar në sigurimin e teksteve shkollore nga Republika e Shqipërisë për nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës, Ambasadori i OSBE-së Andrea Orizio i ka dërguar letër përgëzimi Kryetarit të KNSH-së, Ragmi Mustafa.

„Më janë drejtuar shumë urime nga gjitha anët. Megjithatë, jam shumë i lumtur për mbështetjen që Këshilli Kombëtar Shqiptar po gjen nga miqtë tanë ndërkombëtarë, në angazhimin tonë për avancimin dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës“ ka deklaruar Ragmni Mustafa.

Kjo është Letra që Kryetari i KNSH-së ka pranuar nga miku i madh Ambasadori i OSBE-së, shkëlqesia e tij, Andrea Orizio.

I dashuri kryetar Mustafa

Isha vërtetë shumë i lumtur kur mësova për progresin e jashtëzakonshëm drejt sigurimit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe gjithashtu kur pranova letrën tuaj më 26 Maj.

Aprovimi shtesë i teksteve mësimore së fundmi është njëri nga hapat më domethënës në ecjen përpara në këtë fushë përgjatë viteve të fundit

Dua të përgëzoj punën e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe udhëheqjen e zgjuar tuajën në bashkëpunimin efektiv me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Entin për Avancimin e Arsimit dhe Shtëpitë Botuese , për të punuar bashkërisht rreth një qëllimi të përbashkët për avancimin e një procesi të rëndësishëm dhe kompleks. Ju lutem më lejoni të shpreh urimet e mia më të përzemërta .

Duke qenë njëri nga prioritetet tuaja, gjë që ju e keni potencuar gjatë bisedave tona të përbashkëta dhe në takimin e ambasadorëve „Miqtë e Luginës“ në Shkurt të vitit 2019, sigurimi I teksteve mësimore padyshim që do të kontribuoj për komunitetin që ua besoi mandatin gjatë vitit 2018.

Së bashku me aktivitetet e tjera të KKSH-ës, të mbështetura nga Misioni i OSBE-së – si : draftimi i strategjisë disa vjeçare Këshillit Kombëtar Shqiptar ( Strategjia e KKSH-së 2020 – 2025), Përpilimi i katalogut të transkriptimit të emrave më të shpeshtë shqiptar me qëllimin e shkrimit të tyre drejt në librat e ofiqarisë, si dhe aktiviteteve edukative për të rinjtë – progresi në sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe demonstron më së miri se si Këshilli Kombëtar mund të jap ndihmën për rezultate efektive në kompetencat e fushëveprimit të tij.

Jam i sigurt që angazhimi yt i vazhdueshëm do të ndihmoj eksplorimin e të gjitha mundësive për aprovimin e pjesës së mbetur të teksteve mësimore, duke vazhduar të demonstrosh qasjen inkluzive në edukim, duke bashkëpunuar me institucionet përkatëse, mësimdhënësit dhe të rinjtë. Si gjithmonë, Misioni i OSBE-së vazhdon të jetë i gatshëm për jap mbështetjen e tij, nëse është e nevojshme.

Duke të dëshiruar suksese të mëtutjeshme në pozitën tuaj, mezi pres të takohemi përsëri.

Mbetem
I juaji sinqerisht
Andrea Orizio
Ambasador




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *