Ambasadori i OSBE-së Jan Braathu viziton zyren e KKSH-së në Medvegjë – ka takuar këshilltarin Florim Sahitin dhe zyrtaren Lirona Zuka

Zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë sot vizitoi Ambasadori i OSBE-së, z.Jan Braathu dhe stafi i tij.

Së bashku me koordinatoren e Zyrës së KKSH në Medvegjë, i pranishëm ishte edhe këshilltari komunal i Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti.

Bashkë me Ambasadorin z.Braathu diskutuam një mori temash që preokupojnë shqiptarët e Medvegjës.

Pasivizimi i adresave, për të cilën Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Zyra në Medvegjë është angazhuar për të mbledhur fakte dhe të dhëna të shqiptarëve në Medvegjë, të dhëna këto që i paraqitëm edhe tek Shkëlqesia e Tij. Duke potencuar se kjo është padrejtësia më e madhe që po i bëhet shqiptarëve të Luginës e veçanërisht në Medvegjë.
Problemet e shumta të shqiptarëve në Medvegjë, si vështirësia e të rinjëve për të parë perspektivën e tyre në Medvegjë, shkaku i papunësisë e mosnjohjes së diplomave nga Kosova, mos punësimi i shqiptarëve në institucionet publike që veprojnë në Medvegjë, mosrespektimi i dy gjuhësisë nga institucionet publike,po sjell vështirësi të shumta në jetesën e shqiptarëve në këtë Komunë, të cilën e paraqitëm edhe tek Ambasadori i OSBE-së!

Poashtu u potencua rëndësia e implementimit të zotimeve që qeveria serbe ka marrë karshi shqiptarëve të Luginës nën garancat ndërkombëtare!

Vlen të theksohet se vizita e Ambasadorit të OSBE është niveli më i lartë diplomatik që zyra e Këshilli Kombëtar Shqiptar në Medvegjë ka mikpritur gjatë funksionimit të saj,për këtë i jemi falënderues Jan Braathu dhe stafit të zyrës së OSBE për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *