Ambasadori i OSBE-së, Jan Baarthu zhvilloi takim të ndarë me kryetarin e LPD-së, Shqiprim Musliun

Pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Komunës së Bujanocit, njëherit të Partisë Demokratike në Bujanoc, Ambasadoir Jan Baarthu, ka zhvillua takim të ndarë me zëvendëskryetarin e Bujanocit, njëherit, kryetarin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliun.

Në takim me ambasadorin OSBE, kryetari Shqiprim Musliu ka paraqitur të gjitha sfidat e shqiptarëve të Komunës së Bujanocit.

“Pasivizimi i adresave, shkelje e drejtpërdrejt e drejtave te njeriu, pra një vend qe pretendon me u inkuadru në BE, ka qasje diskriminuese dhe mohuese ndaj një komuniteti që jeton në Serbi. Mosnjohja e diplomave, si rezultat i ketij diskriminimi shume te rinje po emigrojne nga vendi yne. Ne kemi shume te rinje me potencial dhe te gatshem me kontribu per vendin tone por qe atyhere nuk i njihen diplomat Ne jemi te gatshem per nje komunikim te rregull me OSBE per tu koordinuar ne menyre qe te sigurohet nje jetese sa me e mire ne vendin tonë” – thuhet nëpërmjet një njoftimi të shkurtër lëshuar nga Lëvizja e Progresit Demokratik.

Ambasadori Jan Baarthu, gjatë ditës ka siguruar përfaqësuesit shqiptarë, që të gjitha problemet me të cilat përvballen tre komunat e Luginës së Preshevës, do t’ia paraqes presidentit serb, që në takimin e parë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.