Ambasadori i OSBE-së, Jan Baarthu viziton Bujanocin, takon kryetarin Nagip Arifi

Ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jan Baarthu, ka vizituar sot Komunën e Bujanoc, me ç’rast ka zhvilluar disa takime të ndara me përfaqësuesit politik e institucional të Bujanocit.

Ambasadori Baarthu pasi që zhvilloi takimin e paplanifikuar me deputetin Shaip Kamberin dhe kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, ai u prit në takim nga kryetari i Bujanocit, Nagip Ari me të cilin ka bashkëbiseduar për tema kruciale me të cilat po ballafaqohen qytetarët e komunës sonë.

Pas takimit, në një konferencë për media, kryetari Arifi ka deklaruar se në takimin e sotëm me Ambasadorin Baarthu, kanë biseduar për tema të ndryshme, duke filluar nga pasivizimi I adresave të shqiptarëve, mosnjohja e diplomave shqip, mungesa e perspektivës dhe të ndryshme.

“Me ambasadorin OSBE-së kemi biseduar për shumë çështje për komunën tonë, duke u nisur nga shlyerja e shqiptarëve, planijn 7 pikësh, për tekstet shkollorem si dhe për përgaditjet që duhet të bëhen për regjistrimin e popullatës, si dhe për pushtetit që aktualisht në Bujanoc e kemi jo multietnik,, kemi biseduar edhe për zhvillimin e konomik, ku shqetësimet tona që I paraqitëm sot, ambasadori na siguroi që një takim shumë të afërt me presidentit serb, do t’ia paraqes atij.

“Kam ardhur të dëgjojë këtu për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Bujanocit. Besoj që marrëveshjet e arritura deri më sot, duhet të implementohen, ku pres edhe implementin e mirë dhe të shpejt të planit 7 pikësh” – tha Ambasadori Jan Baarthu.

Ai për më tepër tha se edhe çështja e njohjeve të diplomës do të duhej të ishte e lehtë për të zgjidhur, mirëpo ajo është politizuar dhe gjithçka po ecën rënd.

I pyetur se a mendon që pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Malësinë e Bujanocit dhe Karadakun e Preshevës, do të mundë të ndryshojë strukturën demografike në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë?!, ambasadori Baarthu, tha që nga ministria përkatëse, I është thënë se kjo çështje është teknike dhe nuk ka lidhje me politikë, mirëpo ai nuk ke sigurtë, që kjo mundë të mos ketë lidhje me politikë.

Pas takimit me Arifin, Ambsadori Jan Baarthu zhvilloi takimin e rradhës me Shqiprim Musliu, zëvendëskryetar i Komunës së Bujanocit./LUGINALAJM/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.