Ambasadori i Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, vizitoi KKSH-në!

217

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me Ambasadorin e Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku dhe zëvendësi i tij Amir Haziri.
Ambasadori Sadiku e uroi Kryetarin Musliu për zgjedhjen në krye të KKSH-së duke theksuar se avancimi dhe ndërtimi i institucioneve është i rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Është e rëndësishme që të veprohet konform rrjedhave rajonale dhe se vetëm forcimi i bashkpunimit, mirëkuptimi i situatës politike në përqafimin e vlerave evropiane dhe adaptimi po i standardeve evropiane mund të shpie drejtë Bashkimit Evropian”.
Kryetari Musliu e falenderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që shteti i Kosovës të luaj një rol edhe më aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës padyshim se kanë lidhje të ngushta politike, ekonomike e sociale me Kosovën dhe ne duhet të bashkëveprojmë që edhe më tej këto lidhje ti forcojmë dhe avancojmë përmes bashkpunimit konkret e që për qëllim kanë si lëvizjen e lire të qytetarëve si dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës për zgjidhjen e problemit politik”
Takimi kaloj në një atmosferë vllazërore duke shkëmbyer urimet për këtë fundvit duke cilësuar që viti i ardhshëm është vendimtar dhe me impakt edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Krejt në fund për nderë të festave të fundvitit Ambasadori Sadiku i solli një shport me produkte të prodhuara në Kosovë.
Bujanoc, 24.12.2014
Shërbimi për informim i KKSH-së




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *