Ambasadori i Britanisë së Madhe Denis Keefe po viziton Bujanocin, takimin e parë e zhvillon me kryetarin Shaip Kamberi

297

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe, sot po viziton Bujanocin, ku fillimisht ka takuar kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin.
Ambasadori britanik, Keefe, takimin e parë gjatë vizitës sot në Bujanoci, takimin e parë e ka zhvilluar me kryetarin e komunës Shaip Kamberin, me të cilin ka biseduar për situatën politike në Luginë të Preshevës, pjesëmarrja e kryetarit Shaip Kamberit në takimin e së enjtes “miqt e jugut”, ku nikoqir është Ambasada e Britanisë, si dhe funksionimi i Fakuktetit Ekonomik të Bujanocit.

Ambasadori Keefe dhe kryetari Kamberi, u dakorduan për takime të rregullta.

Më pas, Ambasadori Keefe ka vazhduar në takimin e rradhës me kryetarin e PVD-së, Riza Halimi./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *