Ambasadori gjerman në Serbi: Bombardimi i Jugosllavisë ishte i nevojshëm për të parandaluar gjenocidin në Kosovë
Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb deklaroi se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, por se ishte i nevojshëm një reagim sepse ishte e nevojshme për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe gjenocidin në Kosovë.
“Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e diskutueshme dhe se nuk kishte asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit të KB (për fillimin e veprimeve ushtarake). Por duhet të merrej një vendim, qëllimi ishte të shmangte një katastrofë humanitare, për të shmangur gjenocidin”, tha ai.
Diplomati gjerman në Serbi tha se bombardimi ishte “shumë i vështirë për Serbinë, por që nuk duhet të harrojmë se nuk ndodhi thjesht.”
“Problemi ishte gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën, të gjitha mjetet diplomatike ishin përdorur më parë”, shtoi ambasadori gjerman, raporton N1.