Ambasadori amerikan pret deputëtët shqiptarë

177

Deputetët Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, janë takuar sot, në Beograd, me ambasadorin e SHBA-ve, Majkëll Kirbi me të cilin kanë diskutuar për rrjedhat politike në Luginë trë Preshevës. 

Në drekën e punës të organizuar për dy deputetët shqiptarë, ambasadori amerikan, është interesuar për situatën e përgjithshme politike dhe ekonomike, me interes të vecantë për zgjedhjet e përfunduara për KKSH, por, edhe për vizitën e ardhshme të kryeministrit Rama në Beograd, dhë reflektimin e saj në pozitën e shqiptarëve.

Pas takimit meambasadorin amerikan, dy deputetët janë takuar edhe me ministrin e drejtësisë Nikolla Selakoviq, me të cilin janë vazhduar bisedat për çështjet e ndieshme në sferën e gjyqësorit.

Shërbimi për informim i PVD-së




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *