Ambasadori amerikan do të qëndrojë për orë të tëra në Luginë – nuk e takon kryetarin e Preshevës Shqiprim Arifi?

748

Gjatë qëndrimit të tij sot në Luginë të Preshevës, ambasadori amerikan Scott nuk e takon kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, jo zyrtarisht meson LuginaLajm.

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott gjatë ditës po viziton Komunën e Bujanocit. Ai përveç takimit që pati me kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi, do të vizitojë edhe trupat amerikane në Bazën “JUG” në Cepotinë, të cilë do të zhvillojnë ushtrime paqëruajtëse.

Por siç merrë vesh LuginaLajm, edhe përkundër që ambasadori do të qëndrojë për orë të tëra në Bazën “JUG” dhe në Luginë të Preshev9s, ai nuk do të takohet me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi. Arsyejet e mos-takimit nuk merren vesh, megjithate është e pazakontë që ambasadori amerikan po viziton vetëm Komunën e Bujanocit e jo edhe ate të Preshevës, kur dihet se në të kaluarën që, saherë që ka vizitu njërën komunë, ka pasu takimi edhe në tjetrën./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *