Ambasadori amerikan Anthony F. Godfrey për tre ditë rresht do të vizitojë Luginën e Preshevës – ja me kë do të takohet

282

Nga dita e nesërme (22.01.2020), Luginën e Preshevës do t’a vizitojë Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës emëruar në Serbi , Anthony F. Godfrey, njofton Nacionali.info.

Gjatë qëndrimit të tij në Luginën e Presheves ambasadori amerikan do të takohet me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, përfshirë këtu edhe kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë, Shaip Kamberin e Shqiprim Arifin, si dhe bizneset dhe udhëheqës të tjerë të rajonit, përfshirë ketu edhe kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustasa.

Gjithashtu, ambasadori Godfrey, do të takojë edhe përfaqësues të Trupit Koordinues të Qeverisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sipas agjendës, Ambasadori Godfrey pritet do të vizitojë Qendrën e Pritjes për Migrantët në Preshevë dhe më 23 janar ai do të dhurojë pajisje kompjuterike në Qendrën Studentore të Shkollës së Mesme Vranje.
Ai gjithashtu gjatë vizitës tre ditore do të takoj qytetarë te Luginës së Preshevës, do vizitojë Baza Jugore për të mësuar më shumë rreth bashkëpunimit dhe ndihmës ekzistuese ushtarake midis SH.B.A. dhe Serbisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *