Ambasada amerikane thotë se Trump ka emëruar Grenellin, si të dërguar special presidencial për negociatat paqësore Kosovë-Serbi

85

Ambasada amerikane në Kosovë, përmes një njoftimi për media se emërimi i fundit për dialogun Kosovë-Serbi, ku postin e të dërguarit special për negociata paqësore do ta mbajë ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka shprehur sot qëllimin e tij për të emëruar këtë individ në një post kyç në administratën e tij, thuhet në komunikatë nga ambasada amerikane, transmeton Telegrafi.

“Richard Grenell nga Kalifornia, që të shërbejë njëkohësisht si i Dërguar Special Presidencial për Negociatat Paqësore të Serbisë dhe Kosovës, dhe si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Federale të Gjermanisë”, thuhet ndër të tjera.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *