Almedin Ramizi, specialisti më i ri i Endokonoligjisë nga Tërnoci

Më 15 prill të vitit 2022, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Almedin Ramizi nga Tërnoci, me shumë sukses ka përfunduar specializimin për endokrinolog, dhe ka marrë titullin doktor specialist i Endokronologjisë.

Almedini, shkollën fillore e kreu në Tërnoc, ndërsa ate të mesme në drejtimin e mjekësisë në Gjilan. Studimet për mjekësi i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Pas përfundimit të studimeve bazë, Almedini regjistrohet për studime specialistike në QKUK, ku më 15 prill, para komisionit prej tre anëtarëve të përbërë prej; Prof. dr. Florian Toti, Ass. d. sci. Merita Emini, Prof. ass. Zana Vela ka dhënë provimin për specialist të enokronoligjisë.

Vlenë të përmendet se mentor i Alemdin Ramizit, ishte Dr.Nadije Morina Kuçi, ndërsa një shtytje gjatë specializimit, Almedinit i ka dhënë edhe Dr.Bardhyl Gashi me origjinë nga Tërnoci.

Almedin Ramizi, aktualisht punon si mësimdhënës në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ku ligjëron lëndët e mjekësisë./LUGINALAJM/

https://www.facebook.com/Dr-Almedin-Ramizi-Endokrinolog-105324018527372

Leave a Reply

Your email address will not be published.