Aliu: Shqiprim Arifi, kujdesuni që t’a ktheni Gjykatën në Preshevë, Bujanoci çështjet e veta i zgjidh vet

1405
Kish qene mire qe keta politikanet tone lokalë me u mësu njehere e mire me fol me fakte e deshmi e jo veq me u marre me dokrra. Sidomos kur dikush ofendohet e akuzohet pa bazë. Kish qene mire Shqiprim Arifi me u mundu me kthy gjykaten ne Presheve qe ja morren para syve, kish qene mire me ndu naj lapidare ne ndere te deshmoreve si ate qe patet e qe ja hoqen derisa ju spektri politik e qeverisja e atehershme benit nje sy gjume, e çeshtjet qe bien ne kompetence te Komunes se Bujanocit t’ia leni vetem qeverisjes lokale te Bujanocit te mirret me to. Mos u merrni me pune te tjereve kur keni shume akoma pune per te bere, e mos genjeni qytetaret e Presheves se do ta ktheni ju gjykaten, se per ta kthyer ate nuk mjafton objekti, per renovimin e te cilit ju premtoi ndihme Ministria e Drejtesise se Kosoves, por ndryshim i Legjislacionit, perkatesisht Ligjit per rregullimin e gjykatave ose “Zakon o uredjenje sudova”, e ky ndryshim i ligjit behet vetem ne Kuvendin e Republikes se Serbise. Andaj shfrytezojini ato lidhjet e tuaja te aferta me serbet qe te perfitoni dicka per komunitetin tuaj.
E sa i perket deklaratave tuaja rreth asaj se keta banore te kampit kolektiv Salvatore ne Bujanoc paskan te kaluar inkriminuese ju lutem na sjellni ato deshmi, perndryshe bartni pergjegjesite tuaj morale dhe ndergjegjen tuaj te perlyer, po te jete ndonjeri prej tyre mendjeprehte ju do te bartnit edhe pergjegjesi penale.
Nuk ka kurrnjefare kamuflimi eshte e shkruar qarte se projekti do te realizohet me fondet e Bashkimit Evropian permes programit UNOPS, per familjet me gjendje te rrezikuar sociale nga qendra kolektive Salvatore ne Bujanoc dhe per familjet lokale. Perkundrazi asaj qe ju pasni thene do te sjellin refugjate te tjere pas ndertimit te ketyre banesave sociale, kampi Salvatore do te mbyllet dhe oborri i ish Shkolles Teknike do te pastrohet dhe shfrytezohet nga shkolla per nevoja te saj.
Jane 69 anetare te ketyre familjeve qe banojne atje, nuk e di pse po mashtroni popullin duke thene se do te ndryshohet demografia e popullsise ne Bujanoc, kshyrni more kujdesuni per rinine tone, krijoni kushte per pune edhe hapne naj fabrike, do qe i patet premtuar dikur, qe mos te na ikin krejt rinia jone profesionale ne Gjermani.
Kurseni qytetaret nga genjeshtrat e juaja, aman ju lutem, mos nxisni dyshime pa nevoje, beni nje lufte te paster per te marre vota sepse e keni afer kohen e zgjedhjeve dhe eshte populli ai qe do t’ju jape gjykimin juve.
Punoni per vete e per Presheven tuaj, iniconi proceduren per t’u ndryshuar Ligji per gjykatat ne Parlamentin e Serbise permes deputit tuaj dhe hapne naj fabrike qe edhe na te Bujanocit te kemi naj dobi.
Ah edhe po merreni me seriozisht ate premtimin tuaj se do te jepni doreheqje po qe se nuk hapet kufiri Miratoc – Llojan, sepse sipas infove qe kam kufiri akoma nuk eshte hapur.
Nga profili i Nermine Aliut, sekretare e Asamblesë komunale të Bujanocit



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *