Albin Kurti priti në takim Sami Salihun e LR-së, por jo edhe Shqiprim Arifin e APN-së
Kryetari i Kuvendit komunal të Preshevës, Sami Salihu, gjatë ditës së sotme ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajmin mbi takimin e sotëm të zhvilluar në Prishtinë, e ka bërë të ditur, kryekuvendari preshevar përmes një postimi në facebook: “Me vellezërit, mbështetja e të cileve është jetike për familjen tonë shqiptare!”
Besohet se në ketë takim, është biseduar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku Sami Salihu është kandidat për deputet nga lista e ADSH-së të prirë nga Shqiprim Arifi, i cili nuk është pritur nga kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve që ai po zhvillon me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës.
Fakti që kryetari i APN-së Shqiprim Arifi nuk ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, flet që ai nuk gëzon përkrahjen e institucioneve kosovare./LUGINALAJM/