Albin Kurti nuk do t’a bëjë pranim–dorëzimin e pozitës së kryeministri me Avdullah Hotin: Nuk mund ta pranojë atë që e shkarkova unë (VIDEO)

303

sh-kryeministri Albin Kurti, përmes një videomesazhi në Facebook, ka folur për herë të fundit si kreu i Qeverisë. Ai ka përmendur sipas tij disa nga sukseset, derisa ka thënë se këta 4 muaj kanë qeverisur mirë.

Në të njëjtën kohë, ai tha se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranushëm, me atë vendim ata kanë bërë agresion  mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovë dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si Gjykatë.

Kjo qeveri sipas tij është e paligjshme, kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative, transmeton Indeksonline.

Kurti tha që nesër s’do ta ta bëj pranim –dorëzimin, sepse s’mund ta pranojë atë që e shkarkoi, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti

Këto janë fjalët e Kurtit:

“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedh kryeministër, kurse nesër s’do të jem më në këtë zyrë. 4 muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të qeverisë.

213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Dua t’ju falënderoj të gjithë juve për mbështetjen, administratën publike për punë, e kabinetin qeveritar për bashkëpunim dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre.

Që nga zgjedhjet e 6 tetorit, kemi dëshmuar se jemi partia e parë dhe më e madhe në vend e Kuvend, se subjekti më i madh është VV. Kemi dëshmu që mund të qeverisim pa Listën Serbe e pa u vararur nga ta.

Kemi dëshmu që mund të zvogëlohet kabineti qeveritar, të ulen pagat, e të forcohet shteti demokratik.

Kemi dëshmu se mund të zvogëlohen pagat e qeveritare, se mund të ndalet gjakëderdhja financiare në asflatin e shtrejtë, mund të menaxhohet pandemia pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme me sukses shembull.

Kemi dëshmu që mund të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë, e të ndihmohet Presheva e Medvegja. Se bordet mund të shkarkohen bordet, kur ata janë familjarë të presidentit.

Kemi dëshmu se diasporës mund t’ia paguajmë Kartonin e Gjelbërt. Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranushëm, me atë vendim ata kanë bërë agresion  mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovë dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si Gjykatë. Kjo qeveri është e paligjshme, kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative.

Nesër nuk do ta bëj pranim –dorëzimin, sepse nuk mund ta pranojë atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën, Do të kthehemi përsëri e shumë shpejtë”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *